Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohen tre të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

nga Egzona Mehmeti4 tetor 2022

Tre persona të dyshuar për rastin “Vrasje në Tentativë” u arrestuan mbrëmë në Podujevë, ku një person pësoi lëndime trupore.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, ku viktima pësoi lëndime trupore nga një mjet i mprehtë që dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit e përfshirë në rast.
“Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet hetimore të policisë, janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit; – J. P, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,- A. Z, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, – A. B, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.”, bëri të ditur Policia.
Pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të dyshuarit u dërguan në qendrën e mbajtjes dhe ndaj tyre u iniciua hetim për veprën penale ”Vrasje në Tentativë”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →