Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Arrestohen mbi 400 ekstremistë të dyshuar kurdë

nga RTV2113 prill 2017

Aksion gjithëpërfshirës i policisë në Turqi

Në disa aksione të ndara, policia në Turqi ka arrestuar 412 ekstremistë të dyshuar kurdë, ka njoftuar ministria e Brendshme e Turqisë. Aksionet janë ndërmarrë në 21 provinca turke, shkruan rtv21.tv

Ministria në kumtesë gjithashtu qartësoi se gjatë javës së kaluar janë ndërmarrë operacione të ndryshme në 13 provinca të vendit, me ç’rast janë arrestuar 131 persona, për të cilët dyshohet se janë pjesëtarë të Shtetit Islamik.

Aksioni më i ri i autoriteteve turke u ndërmor pasi që Partia Punëtore e Kurdistanit, organizatë kjo e ndaluar në Turqi, mori përsipër përgjegjësinë për sulmin me bombë në qytetin e Dijarbakirit, në juglindje të vendit./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →