Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohen dy të dyshuar pasi në rrjete sociale kishin ekspozuar armë

nga B.K11 maj 2023
Arrestohen dy të dyshuar pasi në rrjete sociale kishin ekspozuar armë

Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, sot kishin pranuar një informatë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore se e dyshuara femër, shtetase e Republikës së Shqipërisë, derisa ka qenë në Kosovë kishte ekspozuar një armë zjarri në rrjetet sociale. Menjëherë është filluar me veprime operative dhe hetimore dhe është arritur të identifikohen dhe të arrestohen dy të dyshuar:

  1. D., femër e lindur në vitin 2000, shtetase e Republikës së Shqipërisë dhe
  2. B., mashkull i lindur në vitin 1992, shtetas i Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas intervistimit, i dyshuari i dytë ka pranuar se posedonte armë në mënyrë të paautorizuar. I njëjti ka dorëzuar dy pistoleta, dy karikator dhe 6 copë fishekë.

Arma dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa të dyshuarit pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →