Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Armët, vrasësi kryesor i fëmijëve në SHBA – numri përgjithshëm shënon 33.4% rritje

nga Xh.D24 prill 2022

Armët tejkaluan aksidentet me makinë për t’u bërë shkaku kryesor i vdekjeve për fëmijët dhe adoleshentët amerikanë në vitin 2020, sipas një studimi.
Të dhënat nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tregojnë se mbi 4,300 të rinj amerikanë vdiqën nga lëndimet e lidhura me armë zjarri në vitin 2020.
Ndërsa vetëvrasjet kontribuan në shifra, të dhënat tregojnë se vrasjet përbëjnë shumicën e vdekjeve të lidhura me armë.
Më shumë se 390 milionë armë janë në pronësi të civilëve amerikanë.
Sipas hulumtimit – i cili u botua këtë javë në New England Journal Medicine – rritja e vdekjeve të lidhura me armë midis amerikanëve midis moshës një dhe 19 vjeç ishte pjesë e një rritjeje të përgjithshme prej 33.4% të vrasjeve me armë zjarri në mbarë vendin.
Vrasjet, ndikojnë në mënyrë disproporcionale te të rinjtë amerikanë.
Gjatë të njëjtës periudhë kohore, shkalla e vetëvrasjeve me armë zjarri në SHBA u rrit me 1.1%.
Shkalla e përgjithshme e vdekjeve nga armët për të gjitha arsyet – vetëvrasje, vrasje, të paqëllimshme dhe të pacaktuara – midis fëmijëve dhe adoleshentëve u rrit me 29.5%, më shumë se dyfishi i asaj të popullatës më të gjerë.
Shkalla e vdekjeve të lidhura me armët për 100,000 banorë u rrit midis burrave dhe grave dhe në të gjithë demografinë etnike midis 2019 dhe 2020, me rritjen më të madhe midis amerikanëve me ngjyrë.
Në vitet e kaluara, vdekjet e lidhura me armët ishin të dytat pas aksidenteve me makinë si shkaku kryesor i vdekjeve tek të rinjtë amerikanë. Vdekjet nga aksidentet megjithatë, kanë rënë me kalimin e kohës dhe në vitin 2020 rreth 3,900 amerikanë nën 19 vjeç vdiqën në përplasje automjetesh.
Incidentet e mbidozave të drogës dhe helmimeve u rritën me 83.6% midis 2019 dhe 2020 dhe tani janë shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në atë grupmoshë.
Një studim i veçantë i publikuar më herët në prill zbuloi se 954 të rinj vdiqën nga mbidoza në vitin 2020, krahasuar me 492 në 2019.
Dhuna me armë në SHBA është rritur që nga fillimi i pandemisë Covid-19 në fillim të vitit 2020.
Një studim tjetër i botuar në Annals of Internal Medicine në shkurt, zbuloi se 7.5 milionë të rritur në SHBA – pak më pak se 3% e popullsisë – u bënë pronarë të armëve për herë të parë gjatë pandemisë midis janarit dhe prillit 2021.
Kjo, nga ana tjetër, ekspozoi 11 milionë njerëz ndaj armëve të zjarrit shtëpiake, duke përfshirë pesë milionë fëmijë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →