Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Arifi-Kurtit: Mos e ndërpre dialogun me Serbinë, shqiptarët në Luginë janë në shenjëstër

nga Venera Grabanica3 tetor 2023
Arifi-Kurtit: Mos e ndërpre dialogun me Serbinë, shqiptarët në Luginë janë në shenjëstër

Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka kërkuar nga  kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që mos ta ndërprejë dialogun me Serbinë.

Përmes një letre, të cilën Arifi e ka bërë publike ka shkruar se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë në shenjëstër të një situate apo grupi terrorist nëse nuk vazhdohet dialogu.

”Nëse dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ndërpritet atëherë shqiptarët e Luginës së Preshevës janë në shenjëstër të një situate apo grupi terrorist“, i ka shkruar letër kryetari i Komuëns së Preshevës, Shqiprim Arifi, kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Në letër përmendet edhe pasivimi i adresave si problem.

Arifi i ka kërkuar Kurtit që ta konsiderojë kërkesën e ndërkombëtarëve kur e ftojnë në dialog./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →