Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBasketboll
🏀 Basketboll

Arben Fetahu zgjidhet anëtar i Bordit të FIBA Evropës

nga Venera Grabanica20 maj 2023
Arben Fetahu zgjidhet anëtar i Bordit të FIBA Evropës

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu është zgjidhur anëtar i Bordit të FIBA Evropës.

Ky është një sukses i madh për Federatën e Basketbollit e Kosovës dhe Basketbollin e Kosovës.

Fetahu është zgjedhur me 39 vota në zgjedhjet që janë mbajtur sot në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës.

Fetahu është i pari nga sporti i basketbollit nga rajon që zgjidhet anëtar i Bordit të FIBA Evropës. I pari i basketbollit të Kosovës është edhe anëtar i Komisionit Ligjor (FIBA Europe Legal Commission). Në asamblenë e Përgjithshme po merr pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku. Dushku është anëtare në Komisionin e të Rinjve (FIBA Europe Youth Commission).

Fetahu dhe Dushku kanë marrë mirënjohje për punën që kanë bërë gjatë periudhës 2019-2023./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →