RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Apeli kthen në rigjykim çështjen ndaj Osmanit dhe Gashit

nga Kaltrina Berila15 shtator 2021

Gjykata e Apelit e Kosovës ka kthyer në rigjykim çështjen ndaj ish-deputetit të LDK-së Naser Osmanit dhe dikur këshilltarit të ish-kryeministrit në ekzil Bujar Bukoshi, Atdhe Gashit, të dënuar vitin e kaluar për shpërdorim të Fondit të 3-përqindëshit.
Me aktgjykimin e ankimuar, të akuzuarit janë shpallur fajtorë, për shkak të veprës penale shpërdorimi, dhe ndaj të akuzuarve secilit veç e veç, është shqiptuar me dënimi me burgim në kohëzgjatje prej nga tre vjet. Ata ishin detyruar që buxhetit të Kosovës t’ia kthenin shumën prej 150 mijë eurove.
Megjithatë, pas ankesave të mbrojtësve të të akuzuarve, Gjykata e Apelit ka konstatuar se aktgjykimi i ankimuar është përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, andaj edhe si i tillë duhet të anulohet dhe kjo çështje penale do t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim.
Ndryshe, Fondi 3 për qind ishte formuar nga kontributet e bashkatdhetarëve kosovarë, me qëllim të organizimit të jetës institucionale në Kosovë gjatë viteve të nëntëdhjeta, mjete këto të menaxhuara nga ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →