Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

​Anulohen fluturimet në disa qytete të Gjermanisë për shkak të borës

nga Gentrita Xhemajli5 janar 2025
​Anulohen fluturimet në disa qytete të Gjermanisë për shkak të borës

Bora dhe temperaturat e ulëta në Gjermani kanë shkaktuar anulime fluturimesh në disa qytete.

Autoriteti i Aeroportit të Frankfurtit njoftoi se 120 nga 1090 fluturimet e planifikuara u anuluan sot.

Disa fluturime u anuluan për shkak të pastrimit të pistës dhe dukshmërisë së dobët.

Në njoftimin për media, ata këshillojnë pasagjerët që udhëtojnë sot të konsultohen me linjat ajrore lidhur me fluturimet dhe të lejojnë kohë shtesë për shkak të pritjeve të mundshme në aeroport.

Shërbimi Meteorologjik i Gjermanisë paralajmëroi gjithashtu për akull në shumë provinca dhe vuri në dukje se lartësia e borës në Turingi arriti në 23 centimetra. Në aeroportin e Berlinit të shtunën 30 fluturime u anuluan për shkak të akullit.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →