Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Antidroga e Policisë sekuestron kokainë në vlerë 7 mijë euro në Prizren

nga R30 gusht 2023
Antidroga e Policisë sekuestron kokainë në vlerë 7 mijë euro në Prizren

Policia e Kosovës në Prizren ka zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore për kontrollin e shtëpive të disa personave të dyshuar.

Hetuesit kompetent të antidrogës gjatë punës në teren kanë arritur që të dyshuarin me iniciale A.E ta ndalojnë përderisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij në rrugën “William Voker” në Prizren.

Gjatë kontrollit atij i janë gjetur dy qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 2,55 gram, të cilit i është sekuestruar edhe një automjet, ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Pesha e përgjithshme e substancës narkotike e dyshuar për kokainë është 79.69 gram e që vlera e tregut sipas raportimeve arrin rreth shtatë mijë euro. Pasi janë ndërmarr këto veprime policore me vendim të prokurorit kujdestar dy persona të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, përderisa hetimet janë duke vazhduar nga antidroga në Prizren”, është shtuar në njoftim.

Sipas Policisë, operacioni i bastisjes dhe kontrollit ka vazhduar në tri (3) lokacione dhe si dëshmi materiale janë sekuestruar:

  • Të holla kesh 1140 Euro dhe 40 Franga zvicerane
  • Një (1) DVR @LHUA
  • Një (1) shtëpizë e kompjuterit ngjyrë e zezë llojit DELL,
  • Dyzet e pesë (45) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 23,04 gram
  • Tri (3) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 52,34 gram
  • Një (1) peshore digjitale
  • Një (1) qese najloni e mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 1,76 gram
  • Dy (2) telefona mobil dhe
  • Një (1) automjet Citroen ngjyrë e bardhë me targa vendore
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →