RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Amorim mbërrin në Mançester nën përcjellje të rreptë të policisë

nga Venera Grabanica11 nëntor 2024
Amorim mbërrin në Mançester nën përcjellje të rreptë të policisë

Ruben Amorim  ka arritur në Mançester për të filluar punën si trajner i Manchester United, por ai mori vëmendje të madhe pasi u pa i shoqëruar nga një eskortë e policisë.

Ish-trajnerit të Sporting Lisbonës iu bashkuan pesë ndihmësit e tij  – Carlos Fernandes, Adelio Candido, Paulo Barreira, Emanuel Ferro dhe Jorge Vital.

Portugezi zbriti në Mançester pak para orës 14:00 dhe doli nga avioni privat përpara se të merrte shoqërimin. Ai dukej se po përpiqej të fshihej nga kamerat ndërsa po bënte rrugën e tij drejt zyreve të klubit.

Amorim shijoi një lamtumirë përrallore në Sporting të dielën në mbrëmje, më pak se 12 orë përpara se të nisej për të marrë rolin e tij të ri te Djajtë e Kuq, teksa klubi portugez u rikthyer me përmbysje për të triumfuar 4-2 ndaj Bragës.

Tani, kryetrajneri 39-vjeçar e kthen vëmendjen te Manchester United aty ku do të pasojë holandezin Eric Ten Hag i cili u largua pas një serie negative të rezultateve.
LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →