Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Ambasadorja e ShBA-së në OKB – Daçiqit: Marrëveshja e Ohrit, historike dhe ligjërisht e detyrueshme

nga Kaltrina Berila26 prill 2023
Ambasadorja e ShBA-së në OKB – Daçiqit: Marrëveshja e Ohrit, historike dhe ligjërisht e detyrueshme

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Linda Thomas-Greenfield, është takuar gjatë ditës së sotme në New York me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Sipas zëdhënësit të Misionit të SHBA në Kombet e Bashkuara, Nate Evans, ambasadorja Thomas-Greenfield uroi Daçiqin “për marrëveshjen historike, ligjërisht të detyrueshme të normalizimit të arritur nga Serbia dhe Kosova”.

“Ambasadorja Thomas-Greenfield nënvizoi rëndësinë e zbatimit të shpejtë të detyrimeve të të dyja palëve sipas marrëveshjes dhe ritheksoi përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur Serbinë dhe Kosovën ndërsa ato ndjekin një marrëdhënie të parashikueshme dhe paqësore”, tha zëdhënësi Evans.

Ambasadorja Thomas-Greenfield ka takuar edhe ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →