Ambasadorja amerikane e tmerruar nga sulmet në Kiev
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ukrainë, Bridget Brink, thotë se është e tmerruar nga raportet për sulmet me raketa ruse sot në një ndërtesë banimi dhe kopsht fëmijësh në qendër të
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ukrainë, Bridget Brink, thotë se është e tmerruar nga raportet për sulmet me raketa ruse sot në një ndërtesë banimi dhe kopsht fëmijësh në qendër të Kievit.
“Ndërsa Kremlini vazhdon sulmet e tij pa dallim ndaj civilëve ukrainas, SHBA-ja dhe partnerët tanë do të ndjekin çdo rrugë për të siguruar që ata që janë përgjegjës për mizoritë të mbahen përgjegjës”, shkroi ambasadorja në Twitter.
Më herët të dielën, presidenti amerikan Joe Biden u kërkoi aleatëve të qëndrojnë të bashkuar kundër Rusisë./21Media
Më të fundit
Të gjitha →
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike




