Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ambasadori britanik reagon ashpër për mos-certifikmin e Listës Serbe

nga B G24 dhjetor 2024
Ambasadori britanik reagon ashpër për mos-certifikmin e Listës Serbe

Ambasadori i Britanisë së Madhe  në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka reaguar ashpër rreth vendimit të djeshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për të mos e certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Ai ka kërkuar nga KQZ-ja të sigurohet që procesi zgjedhor të zhvillohet me integritet dhe mbi bazën e procedurave të duhura ligjore, e jo të interesave politike

“I bëj thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të sigurohet që procesi zgjedhor të zhvillohet me integritet dhe mbi bazën e procedurave të duhura ligjore dhe jo të interesave politike”, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej Hargreaves ka thënë se pret gjithashtu që KQZ-ja dhe të gjitha anëtarët e saj ta marrin në konsideratë kërkesën e tij.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →