Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ambasada e Italisë reagon pas kërcënimeve ndaj policëve të komunitetit serb: Duhet të ndalen menjëherë

nga Venera Grabanica27 korrik 2023
Ambasada e Italisë reagon pas kërcënimeve ndaj policëve të komunitetit serb: Duhet të ndalen menjëherë

Pas kërcënimeve ndaj policëve të rinj serbë që kanë filluar punën në  Kosovë ka reaguar Ambasada e Italisë.

Ambasada e Italisë e ka shpërndarë reagimin e shefit të EULEX-it në Kosovë i cili i ka quajtur të papranueshme këto kërcënime, teksa ka shtuar se kërcënimet dhe frikësimet janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë.

“Policët e rinj nga komunitetet jo shumicë të Kosovës meritojnë mbështetjen tonë të pakushtëzuar, veçanërisht nga qytetarët e komunave në të cilat janë caktuar. Kërcënimet dhe frikësimet janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Italisë në Twitter./21Media 

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →