RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Ambasada e Gjermanisë për RTV21: Mbyllja e Qendrave në veri është e lidhur me krijimin e Asociacionit
🇽🇰 Kosova

Ambasada e Gjermanisë për RTV21: Mbyllja e Qendrave në veri është e lidhur me krijimin e Asociacionit

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë në një përgjigje për rtv21 ka thënë se mbyllja e institucioneve financiare në veri është e ndërlidhur thellësisht me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serb

nga Kaltrina Berila27 shkurt 202527 shkurt 2025

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë në një përgjigje për rtv21 ka thënë se mbyllja e institucioneve financiare në veri është e ndërlidhur thellësisht me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Prandaj, sipas Ambasadës mbyllja e institucioneve të tilla është e lidhur me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ambasada gjermane beson fuqishëm se ekzistenca e institucioneve të financuara nga Serbia, ndër të tjera në fushën e shëndetësisë dhe arsimit, është thellësisht e lidhur me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe (ASMM). Kosova u zotua që në vitin 2013 të zbatojë ASMM-në, e cila do të sigurojë kornizën e duhur ligjore dhe institucionale për funksionimin efektiv të këtyre institucioneve. Në këtë drejtim, mbylljen e institucioneve të tilla e shohim të lidhur me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Po ashtu, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë thotë se veprimet e fundit të Qeverisë në veri të vendit nuk kontribuojnë për një konsensus tek vendet e BE-së për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Gjermania është përgjithësisht e mendimit se masat ekzistuese ndaj Kosovës duhet të hiqen. Megjithatë, heqja e këtyre masave kërkon një vendim unanim nga shtetet anëtare të BE-së dhe veprimet e fundit nuk kanë nxitur një atmosferë më pozitive ndaj Kosovës për të arritur një konsensus të tillë”.

Një ditë më parë edhe Ambasada e Francës i tha RTV21 se veprimet e Qeverisë në veri të vendit për mbylljen e Qendrave serbe për Punë Sociale i dëmtojnë përpjekjet për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu, Ambasada e Francës ka bërë të ditur se misioni i EULEX-it është në pritje të detajeve për të verifikuar faktet në lidhje me aksionin e Policisë së Kosovës.

“Kemi marrë parasysh se Policia e Kosovës ka kryer operacione të reja kundër strukturave të mbështetura nga Serbia në veri të Kosovës. Misioni ynë, EULEX, është duke monitoruar situatën në terren në përputhje me mandatin e tij. Ne jemi në pritje të detajeve të mëtejshme për të verifikuar faktet”./RTV21/21Media

LAJMI TJETËR →
ZZZ ADMIN DELETE PROOF 1785571657285

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

12 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

15 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

13 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë