Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ambasada amerikane: Koha të zbatohen të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese

nga Kaltrina Berila20 nëntor 2021

Ambasada amerikane në Kosovë ka kërkuar zbatimin e të gjitha vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë. Kështu tha ambasada pas vizitave zyrtare të kryetares së gjykatës, Gresa Caka-Nimani, në SHBA.
“Institucionet e pavarura të drejtësisë së Kosovës janë kritike për demokracinë e saj. Është koha të zbatohen të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të plotësojë vendet e lira në gjykatë”, ka shkruar Ambasada.

Kosovo’s independent justice institutions are critical to its democracy. It’s time to implement all Kosovo Constitutional Court decisions and fill vacancies on the Court. 🇽🇰🇺🇸 https://t.co/Si7ZKNvNdc pic.twitter.com/3CA2Kj5Cbq

— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) November 20, 2021


Gjatë qëndrimit në Uashington, Caka-Nimani u takua edhe me zyrtarë të lartë në Departamentin e Shtetit dhe Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), si dhe me përfaqësues të SHBA-së në Komisionin e Venecias./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →