Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Alarm për bombë në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë

nga E.Bullaku18 maj 2022

Një alarm për bombë në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, ka bërë që Policia e Kosovës të evakuojë nxënësit dhe personelin e shkollës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për rtv21.tv se “informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike”.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën në atë zonë. Ndërkohë që në një perimetër të caktuar policia ka evakuuar nxënësit dhe personelin e shkollës, specialist të policisë po trajtojnë dhe verifikojnë informatën”, ka thënë Borovci./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →