Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aksion në Vushtrri, arrestohen katër persona

nga Kaltrina Berila21 shtator 2025
Aksion në Vushtrri, arrestohen katër persona

Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë e Kosovës, përmes një aksioni në komunën e Vushtrrisë për kontrollin e shtëpive të katër personave të dyshuar, ka arritur të arrestojë tre persona të dyshuar për veprën “detyrimi” dhe një tjetër i cili ishte në arrati për veprat penale “lëndim i lehtë trupor dhe “arratisja e personave të privuar nga liria”.

Bëhet e ditur se që nga orët e hershme të mëngjesit janë kontrolluar gjithsej tri lokacione, dy në fshatin Ropicë të Vushtrrisë dhe një lokacioni në qytetin e Vushtrrisë.

Me vendim të prokurorit, katër të pandehurit janë ndaluar për 48 orë, ndërkaq operacioni është duke vazhduar.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →