Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aksident trafiku në Gjilan, lëndohet një person

nga Kaltrina Berila3 mars 2025
Aksident trafiku në Gjilan, lëndohet një person

Një aksidenti trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan, ku një person ka marrë lëndime trupore.

Këtë e ka bërë të ditur për portalin rtv21.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili tha se aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe një ngasësi të trotinetit.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar ngasësi i trotinetit i cili është duke marrë tretman mjekësorë në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal të Gjilanit. Sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë”, tha Osmani.

Ai tha se hetues të aksidenteve janë duke hetuar rrethanat e rastit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →