Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aksident në rrugën Ferizaj-Prishtinë, humb jetën një motoçiklist

nga Venera Grabanica7 qershor 2025
Aksident në rrugën Ferizaj-Prishtinë, humb jetën një motoçiklist

Një person ka ndërruar jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e e cila tregoi se aksidenti ndodhi rreth orës 17:30.

Ahmeti deklaroi se viktimë e aksidentit është ngasësi i motoçikletës, 46-vjeçar.

“Vdekjen e viktimës mashkull U.B 46 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, deklaroi Ahmeti.
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →