Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aksident në magjistralen Gjilan-Prishtinë, lëndohen tre persona

nga Venera Grabanica6 dhjetor 2021

Një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy vetura ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë, saktësisht në fshatin Parallovë, ku për pasojë janë lënduar tre persona.
Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Ismet Hashani, deklaroi se të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 10:45 në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtine, gjegjësisht në hyrje të fshatit Parallovë, afër restorantit ‘Zheneva’ ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, në mes të dy veturave civile, me ç’rast tre persona kane pësuar lëndime trupore, dy meshkuj dhe një femër, dhe janë sjellë në Emergjencën e Spitalit Rajonal ne Gjilan. Te lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Hashani.
Deri te aksidenti besohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së kushteve, mirëpo Hashani tha se rreth ngjarjes janë duke u kryer hetime.
“Policia e Kosovës është duke i zhvillu hetimet rreth këtij rasti”, tha shkurt ai.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →