Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Aksident në Itali, vdiq 37-vjeçari shqiptar

nga Kaltrina Berila4 korrik 2022

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në Itali, ku për pasojë ka humbur jetën një 37-vjeçar shqiptar.
Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur pak para orës 21:00 të ditës së shtunë, 2 korrik, në viale Aguggiari, Itali.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë kur një makinë i preu rrugën dhe e përplasi për vdekje.
Shtetasi shqiptar ishte me banim në Varese, por të dhënat personale nuk janë bërë të ditura pasi familjarët nuk ishin njoftuar zyrtarisht për vdekjen./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →