Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 5 vjeçari

nga Kaltrina Berila10 dhjetor 2019

Policia në vendin e ngjarjes

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin rrugor Elbasan- Peqin në Shqipëri.

Mjeti tip “Fiat” me drejtuesen shtetasen K.L., 51 vjeçe , banuese në Peqin është përplasur me mjetin “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H.S., 67 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri i mjetit tip “Fiat”, shtetasi i mitur L.S, 5 vjeç, banues në Peqin.

Fëmija ndërroi jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për ndriçimin e shkakut të aksidentit./vizionplus

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →