Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ahmeti dënon sulmin ndaj Xharrës

nga RTV2113 maj 2017

Ahmeti  ka drejtuar kritika në drejtim të insitucioneve të drejtësisë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti,  e ka quajtur të papranueshëm dhe të denueshëm sulmin mbrëmë ndaj Arbana Xharrës.

Ai ka drejtuar kritika në drejtim të insitucioneve të drejtësisë duke shkruar se jo rrallë nuk funksionojnë.

“Shoqëritë e lira egzistojnë jo vetëm për shkak të akteve ligjore që i bëjnë të tilla por edhe për shkak të funksionimit të institucioneve. Qe një kohë në Kosovë institucionet e drejtësisë jo rrallë nuk funksionojnë, e shpesh me qëllim. Në anën tjetër kjo u jep hapësirë disave të spekulojnë, shpesh me qëllim të qartë” ka thënë ai.

Sipas Ahmetit, sulmet fizike të fundit, si rasti i Arbana Xharrës mbrëme janë të dënueshme dhe janë të papranueshme.

“Përderisa institucionet qëllimisht apo joqëllimisht (s)përfundojnë punën, ne do të mbesim shoqëri e lirë në letra e shumica në dënime në facebook. Hetimi i të gjitha rasteve të sulmeve, kërcënimeve e krimeve të tjera është i domosdoshëm për shërimin e kësaj shoqëri” shtoi Ahmeti./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →