Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFilm
🎬 Film

Adolescence pritet të ketë sezon të dytë

nga Gentrita Xhemajli10 prill 2025
Adolescence pritet të ketë sezon të dytë

Seriali i Netflix “Adolescence” pritet të marrë një sezon të dytë.

“Adolescence”, i cili nga kjo javë u bë seriali i katërt më i ndjekur në anglisht në servis, së shpejti do të jetë i treti, me 114 milionë shikime.

Deadline raporton se kompania e prodhimit “Plan B” e Brad Pitt është në bisedime me regjisorin Philip Barantini për perspektivat për një sezon të dytë.

“Adolescence” është një mini-serial që ndjek djalin 13-vjeçar Jamie Miller (Owen Cooper), i cili akuzohet për vrasjen e një vajze adoleshente në klasën e tij. Historia zemërthyese tregohet në katër episode, secili i filmuar në një pamje të vetme, duke shtuar një eksperiencë të tensionuar qëllimisht për shikuesin.

Netflix do ta bëjë të disponueshëm serialin përmes shërbimit të tij të transmetimit Into Film+. Organizata bamirëse për marrëdhënie të shëndetshme, Tender, do të krijojë udhëzues dhe burime.

Që nga premiera e tij më 13 mars, ky serial ka grumbulluar 24.3 milionë shikime në vetëm katër ditë, duke e bërë atë serialin më të vlerësuar të Netflix për javën 10-16 mars.

ETIKETA:#Film#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Lexo edhe

Më të fundit

Të gjitha →