Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Abdixhiku: Pushteti po na ndanë, po na përçanë, po na lë në të njëjtin vend

nga R31 korrik 2023
Abdixhiku: Pushteti po na ndanë, po na përçanë, po na lë në të njëjtin vend

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se pushteti i Qeverisë Kurti “po na ndanë, po na përçanë, po na lë në të njëjtin vend”.

“Përplasjet na vijnë çdo ditë, krizat po aq shpesh, e ne jemi shndërruar spektatorë të fatit tonë teksa njerëz me plot urrejtje a pa vullnet për punë vendosin për ne”, tha Abdixhiku përmes një videoje të publikuar në Facebook.

I pari i LDK-së tha se rruga e re si “rizgjim kombëtar” është domosdoshmëri.

“Gjatë javëve të fundit kam takuar gazetarë, ligjërues universitarë, bizneset më të mëdha në vend e organizata të shoqërisë civile. Do të vazhdojmë takimet me secilin grup shoqëror në vend. Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm. Kjo gjendje e sotme, nuk është fytyra jonë e vërtetë. Kjo gjendje e sotme nuk na përfaqëson. Pavarësisht bindjeve që mund t’i kemi, pavarësisht dallimeve që mund t’i gjejmë, ju ftoj të mbështesni Rrugën e re. Rrugën që s’bën gabimet e së shkuarës e ndalon theqafjen e tashme. Rrugën që s’merret me të kaluarën, por thjeshtë na bën të ardhmen. Rruga e re ka filluar dhe nuk do të ndalet. Rruga e re ka nevojë për mbështetjen tënde”, shkroi Abdixhiku. /21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →