🇽🇰 Kosova
Abdixhiku: Presim që zgjidhja të bëhet nëpërmjet insistimit për shumicë politike
nga Kaltrina Berila2 korrik 2025
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit me presidenten Vjosa Osmani tha se presin që zgjidhja të bëhet nëpërmjet insistimit për shumicë politike.
“Tashmë e dini dhe pozicionin tonë të Lidhjes Demokratike të Kosovës rreth çështjes aktuale të konstituimit të institucioneve të Republikës. Ne kemi një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që është shumë i qartë sa i përketë mënyrës së votimit, por mbi të gjitha është i qartë sa i përketë thelbit të problemit”, tha Abdixhiku.











