Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Abdixhiku në Mynih kërkon mbështetjen e mërgitmarëve atje

nga B G20 prill 2024
Abdixhiku në Mynih kërkon mbështetjen e mërgitmarëve atje

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot ka mbajtur një tubim në Mynih të Gjermanisë, me bashkatdhetarët atje. Abdixhiku gjatë fjalimit të tij tha se ardhja e  LDK-së në mërgatë është tregues i përkushtimit për të mobilizuar mërgatën.

‘’Që nga marsi i vitit 2021, ne kemi nisur rikthimin në mërgatë. Nëpërmjet punës së palodhshme të përfaqësuesve tanë, falë vullnetit të jashtëzakonshëm të patriotëve të djathtë këtu në mërgatë, sot LDK me mburrje mbanë plot 58 nëndegë aktive në diasporë. Ishim vetëm 4, u bëmë 58. Ishim pak u bëmë shumë; sepse qëndruam bashkë, punuam bashkë, besuam bashkë’’, deklaroi i pari i kësaj partie.

Sipas Abdixhikut, LDK dhe Mërgata siç kanë sjellë bashkërisht lirinë, pavarësinë dhe ndërkombëtarizmin ashtu njëjtë dhe bashkë do të ankorojnë Kosovën në BE dhe NATO.

‘’Të rinjve e të rejave tona, familjeve në Kosovë, duhet t’u japim jo Evropën si destinacion ikjeje, por Evropën si komunitet tek i cili jemi anëtarë si një shtet demokratik, i barabartë mes popujve evropianë. Siç e kemi menduar në ditën e parë 34 vite më parë, siç po e kërkojmë sot, siç do ta bëjmë nesër ne.Kam ardhur këtu të shtroj ftesën për një besëlidhje. Që të bëhemi të gjithë bashkë, t’i kthehemi qëllimit tonë fillestar të organizimit politik – atë që na mësoj prijësi ynë historik Rugova – e të ringritemi të gjithë për një qëllim të vetëm: t’i japim atdheut tonë të ardhme, ta dërgojmë Kosovën në familjen Evropiane”, shtoi Abdixhiku.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →