Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

​Abdixhiku në Kongresin e PPE: Fitorja e së djathtës evropiane paraqet siguri për Kosovën

nga Venera Grabanica6 mars 2024
​Abdixhiku në Kongresin e PPE: Fitorja e së djathtës evropiane paraqet siguri për Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku po merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane (PPE).

Në fjalën e tij, Abdixhiku shtroi pikëpamjet politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi rrugëtimin e saj euroatlantik, rreziqet e sigurisë nga Serbia, nevojën urgjente të njohjes së Kosovës nga pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, si dhe betejën e përbashkët evropiane kundër popullizmit.

Ai theksoi se e djathta evropiane do të garojë si favorite në zgjedhjet e ardhshme evropiane dhe se fitorja e saj paraqet siguri për Kosovën, Ballkanin Perëndimor dhe vetë projektin e Bashkimit Evropian.

Abdixhiku tha se LDK-ja mbetet gardiane e demokracisë dhe relacioneve me aleatë.

“E ardhmja jonë është Evropa. Aty duhet ta ankorojmë vendim tonë, si testament për të shkuarën, si obligim për të ardhmen,” tha ai.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →