Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Abdixhiku: Ndjej keqardhje për pozicionin ndryshues të Kurtit

nga B G23 mars 2023
Abdixhiku: Ndjej keqardhje për pozicionin ndryshues të Kurtit

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se marrëveshja e 18 marsit në Ohër është është humbje e madhe dhe devijim nga qëllimi primar për njohje reciproke.

Abdixhiku po ashtu foli edhe për Asociacionin.

“Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke, ishte ndër kushtet e Kurtit. Nuk kanë kaluar as dy muaj dhe aneks marrëveshja parasheh qartë nisjen e diskutimeve për vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë. Po flas për 6 kushtet që u thanë vetëm dy muaj më parë. Për këto qëndrime dhe pozicionin ndryshues të Kurtit ndjej vetëm keqardhje. Çfarë fati tragjik politik. Ndjej keqardhjeje për humbjen e Kosovës së Republikës së Kosovës. Unë në brengë e kam qëndrimin politik të Republikës dhe mungesën e plotë të kredibilitetit. Sikurse nuk ishte i qartë në përmbajtjen e nenit 7, ai edhe sot është i paqartë e rrjedhimisht edhe i pavetëdijshëm mbi produktin e negociuar nga vetë ai. Vetmenaxhimi është koncept shumë më i gjerë se Asociacioni, vetëmenaxhimi është e drejtë, Asociacioni është”, u shpreh Abdixhiku.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →