Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Abdixhiku: Kurti po ju rrenë, po ju mashtron

nga Kaltrina Berila3 nëntor 2023
Abdixhiku: Kurti po ju rrenë, po ju mashtron

(Lajm i përditësuar)


Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka replikuar ndaj fjalës së Kurtit për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Abdixhiku ka thënë se Kurti e ka pranuar Asociacionin sipas vitit 2013 në premabulë të Marrëveshjes dhe se po i gënjen deputetët e VV-së.

“Po u rrenë, po ju mashtron, e ka pranu marrëveshjën e 2013 në preambulë. Asociacioni ka kompetenca ekzekutive të marra prej komunave ka Gjykatë të Arbitrazhit, jo Gjykatë Kushtetuese. E ka pranu, po rrenë… dokumenti do të del. E di çfarë po flas, po ju rrenë! Po ju mashtron! Ka dhënë autonomi, jo më asociacion. E Kosova vazhdon të jetë e sanksionuar dhe kërkon njohje de-facto jo de-juro”, u shpreh Abdixhiku.


Abdixhiku: Asociacioni kushtetues duhet bërë, e jo si autonomi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kërkuar që ta shohin dokumentin e draft statutit, e jo siç tha ai “seanca e Kuvendit të humbas kuptimin përmbajtësor”.

Abdixhiku para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se fjalët e Kurtit të thëna në mënyrë kundërthënëse, nuk i kupton.

“Kryeministri i Kosovës paska vendosur t’i flas masave të vet…yjet politike dinë me qenë bukur me ironi. Por përtej kësaj ironie e kam të vështirë ta kuptoj, se si janë të gatshëm ta pranojnë qysh sonte por se kanë pranuar. Këto kundërthënie nuk arrij t’i kuptoj, e kuptoj gjuhën për masë që është e trishtë”.

Ai u shpreh se edhe pse janë bërë dy javë që nga akti i pranimit të draft statutit, ende janë në terr informativ për përmbajtjen e tij.

“Kryeministri në emër të popullit të Kosovës definon statusin e Asociacionit, për të cilin vazhdojmë të jemi në terr. Si LDK kemi kërkuar qasje në këtë dokument. Së këndejmi kjo seancë po humbet kuptimin përmbajtjesore…”, ka thënë ai.

Tutje ai shtoi se: “ Dokumenti do duhej të dal para se të pranohej. Do të ishim më të fuqishëm si popull… Në thelb kryeministri ka bërë atë që kemi paralajmëruar, pra do të pranoj Asociacionin.

Them që Asociacioni Kushtetues duhet bërë…Duhet parë dokumentin fillimisht. Pra duhet bërë Asociacion Kushtetues e jo Asociacion me autonomi”, tha ai.

Abdixhiku pyeti se Kurtin: “A i referohet ky draft marrëveshjes së viti 2013?.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →