Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

AAK, PDK dhe LDK reagojnë, ”I kthehemi punës për ta bërë Kosovën më mirë”

nga Venera Grabanica9 shkurt 2025
AAK, PDK dhe LDK reagojnë, ”I kthehemi punës për ta bërë Kosovën më mirë”

(Lajm i përditësuar)

Çitaku: I kthehemi punës për ta bërë Kosovën më mirë

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas mbylljes së vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Ajo tha se kanë arsye për të qenë optimist.

“I falënderoj qytetarët e Kosovës për edhe një proces elektoral tjetër të shkëlqyeshëm. Mburremi me fushatën dhe me ditën e zgjedhjeve. Presim rezultatet, por qysh tani kemi arsye për të qenë optimistë. Tash i kthehemi punës për ta bërë Kosovën më mirë!”, ka shkruar Çitaku.


Haradinaj: Opozita i fitoi zgjedhjet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se opozita i ka fituar zgjedhjet.

Ai tha se pres të bashkëpunojë me opozitën për formimin e Qeverisë.

“Ne jemi të sigurt që kemi rezultat dyshifror, këtë do ta vërtetojmë me numërimin e vendit. Ajo që po më gëzo është se opozita i ka fituar zgjedhjet dhe pres me padurim të bashkëpunojmë për formimin e Qeverisë”, ka thënë Haradinaj.


Mustafa: Jemi të bindur se Abdixhiku do të jetë kryeministër

Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës në një konferencë për media pas mbylljes së votimeve, tha se janë të bindur që Lumir Abdixhiku do të jetë kryeministër.

Ai gjithashtu tha se ”Cdo pyetjes politike do të përgjigjen pas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja”.

”Jemi të bindur se vota e diasporës do ta rrisë votën e LDK-së”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →