“AAK pati qëndrim korrekt për kandidatët për kryetar të Kuvendit, a po e mbështet LDK-ja?”
(Lajm i përditësuar)
“AAK pati qëndrim korrekt për kandidatët për kryetar të Kuvendit, a po e mbështet LDK-ja?”
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Alban Zogaj, ka komentuar situatën aktuale politike dhe procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, duke theksuar se AAK ka pasur një qendrim të qartë dhe korrekt në lidhje me kandidaturat për këtë post, nëse ato do të ishtin Saranda Bogujevci apo Shqipe Mehmeti Selimi.
Ai theksoi se LDK nuk ka pasur një qëndrim të ngjashëm, duke lënë të hapur mundësinë për dalje nga ngërçi politik nëse pozita e partisë do të sqaroheshte.
Sipas tij, për të mundësuar një zgjidhje, është e nevojshme që të ketë një drejtim të qartë në radhët e LDK-së për këtë çështje.
“Edhe për zgjedhje të reja duhet një konsensus politik, nuk mund të vendosë vetëm një parti politike për zgjedhje të reja. Për zgjedhje të reja, Kuvendi duhet të konstituohet, sepse pa kryetar të Kuvendit nuk mund të ketë zgjedhje. Ka mundësi për gjetjen e shumicës në Kuvend, por ka edhe mundësi të tjera,” tha Zogaj ndër të tjera.
“S’Ka 61 Vota”, Zogaj: Deklarata e VV-së qesharake dhe absurde
Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Alban Zogaj në ”Click” të RTV21 ka komentuar deklaratat e VV-së që lidhen shumicën e votave.
Ai e ka cilësuar si absurde idenë që një shumicë e tillë mund të arrihet pa pasur 61 vota të sigurta në Kuvend, duke theksuar se gjithë debati aktual është bazuar në faktin që nuk ekziston një shumicë e tillë.
Sipas Zogajt, çdo diskutim mbi këtë temë pa një shumicë të qartë është thjesht qesharak.
”Absourde, për qeveri duhet 61 vota për kryetar duhet 61 vota, po të ekzisotne një shumicë e tillë, i gjithë debati politik është duke u bërë se nuk ka shumicë të votave, ajo deklaratë është qesharake dhe absourde”, tha Zogaj.
Zogaj: LDK nuk ka votë për Albulena Haxhiun dhe jo vetëm
Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Alban Zogaj në ”Click” të RTV21 tha se LDK-ja nuk do ta votoj, kandidaten e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun.
”Jo LDK aktualisht nuk ka votë për Albulena Haxhiun edhe për ndonjë kandiat tjetër, aktualisht nuk jemi pjesë e ndonjë marrëveshje politike”, tha Zogaj.
Zogaj: Nuk ka votë të LDK-së për VV-në
Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Alban Zogaj në ”Click” të RTV21 tha se LDK-ja nuk do të jap votë VV-së.
Ai madje, tha se LDK-ja nuk e ka ndërruar qëndrimin sa i përket ftesave të VV-së.
”Ideja që grupit ma të madh i takon propozimi nuk nënkupton që me doemos të votohet me automatizem. shihet që nga një ngërq nuk ka një shumicë në Kuvendin e Kosovës. Ishte një thirrje gjenerale, mund të thotë asgjë ose shumë çka, por nuk ka thirrje të drejtpërdretjë”, tha Zogaj.











