RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

AAK kërkon rinumërim të plotë të votave

nga Kaltrina Berila10 mars 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke mbajtur mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po kërkon rinumërim të plotë të votave.

Zyrtari i AAK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ibrahim Selmanaj, ka thënë se ka pasur parregullsi në procesin e numërimit dhe ka shtuar se hetuesie duhet të merret me secilin komisioner që kuptohet se ka bërë dallavere.

Ai ka kërkuar nga KQZ-ja që të bëhet rinumërim i plotë në mënyrë që të pastrohet si proces dhe secili të përgjigjet për keqpërdorimet.

Këtë kërkesë të AAK-së po e kundërshton Lëvizja Vetëvendosje.

Në këtë mbledhje do të merret vendim për rinumërim apo jo./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →