Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

A pritet të mbahet një takim i nivelit të lartë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit?

nga Egzona Mehmeti21 tetor 2021

Jeton Morina tha se takimi i parë i grupeve punuese për çështjen e targave të automjeteve midis Kosovës dhe Serbisë, i mbajtur sot në Bruskel, ishte më tepër formal.
I pyetur se a pritet të mbahet një takim i nivelit të lartë ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Morina tha se varet nga rrjedha e takimeve të grupeve punuese, shkruan rtv21.tv
Tutje, Morina në “Click” të RTV21 u shpreh se në këtë situatë, tashmë nuk shihet ndonjë takim i afërt ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit.
Ndryshe, takimi i mbajtur sot në Bruksel bazohet në marrëveshjen e arritur më 30 shtator 2021, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, sipas së cilës, është formuar grupi punues, që brenda gjashtë muajsh të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme për çështjen e lirisë së lëvizjes./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →