📰 Të tjera
A e dini se për çfarë shërben kopsa mbi shpatull te palltot
nga Venera Grabanica27 dhjetor 2024
Ekzistojnë disa detaje në rrobat tona që ne thjesht i pranojmë, pa e ditur se mund të kenë ndonjë funksion të fshehtë.
Një ndër to është edhe kopsa në shpatulla tek palltot vjeshtore; siç duket ai nuk gjendet aty vetëm për t’u dukur bukur.
Butoni në këto pallto ka një funksion, të cilin e zbuloi së fundmi një përdoruese në rrjetin social X me emrin Francheska.
Sipas saj, ky buton në shpatull shërben për vendosjen e çantave, në mënyrë që ato të mos bien papritmas.
Shumë prej nesh, kur i marrim çantat e ditës nevrikosemi se po bien papritur, kjo pasi nuk i kemi siguruar sa duhet.
“Më janë dashur 18 vjet për ta zbuluar se kopsat në shpatull janë për t’i mbajtur çantat në vend në mënyrë që të mos bien. Kush e dinte”, shkroi Francheska.










