Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

75-vjeçarja humb jetën nga zjarri në Shtërpcë

nga Gentrita Xhemajli24 mars 2025
75-vjeçarja humb jetën nga zjarri në Shtërpcë

Një 75-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në lagjen Krsticinë në Shtërpcë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas Veselit akoma nuk dihen shkaqet e zjarrit, por se hetuesit rajonal janë duke grumbulluar informata dhe prova për të zbuluar shkaqet e zjarrit që quan në vdekjen e 75 vjeçares, serbe, shtetase e Kosovës.

“Sot, rreth orës 06:15, kemi pranuar një informatë për një incident zjarri në lagjen Krsticinë në Shtërpcë. Patrulla e policisë pas arritjes në vendngjarje, konstatoi se në dhomën ku kishte ndodhur zjarri ndodhej trupi i pajetë i një gruaje 75-vjeçare. Në vendngjarje kanë arritur edhe zjarrfikësit nga Shtërpca dhe ekipi mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare, të cilët konstatuan vdekjen e viktimës. Në vendngjarje kanë dalë ekipet përkatëse të hetimit rajonal, forenzika dhe ekspertët e zjarrit. Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit, dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi. Akoma nuk dihen shkaqet e zjarrit, por se hetuesit rajonal janë duke grumbulluar informata dhe prova për të zbuluar shkaqet e zjarrit që quan në vdekjen e 75 vjeçares, serbe, shtetase kosovare”, tha Veseli. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →