Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​6 të lënduar në një aksident në Klinë

nga Venera Grabanica10 prill 2024
​6 të lënduar në një aksident në Klinë

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime si rezultati një aksidenti sot pasdite në Klinavc të Klinës. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa personat e lënduar janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 14:50, policia është informuar se në fshatin Klinavc-Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor,”, ka thënë Rugova. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor DRP Pejë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →