Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

40 subjekte të lojërave të fatit të mbyllura dhe 213 mijë euro gjoba

nga B.K12 shkurt 2018

Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla

Divizioni i Lojërave të Fatit gjatë javës së kaluar ka zhvilluar edhe një aksion në komunën e Prishtinës, Prizrenit, Gjakovës, Gjilanit dhe Ferizajt më qëllim të identifikimit të subjekteve të  lojërave të fatit, të cilat jashtëligjshëm ushtrojnë këtë veprimtari.

“Gjatë aksionit në fjalë, inspektoret kanë vizituar 13 biznese të lojërave të fatit, tek të cilat janë konstatuar parregullsi të ndryshme, për sa i përket  ushtrimit të kësaj veprimtarie. Gjithsej 5 subjekte janë mbyllur, pasi që të njëjtat kanë vepruar pa licencë të ATK-së. Po ashtu janë lëshuar gjoba në vlerë 89,000  euro.

Nëse flasim në total, vetëm gjatë muajit Janar dhe Shkurt të këtij viti ATK ka mbyllur 40 subjekte të lojërave të fatit, të cilat njëkohësisht janë ndëshkuar me gjoba në vlerë 213,000 euro” , thuhet në njoftimin e Administratës Tatimore të Kosovës.

Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →