Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

27 vjet burg për pilotin grek që vrau gruan e tij

nga Xh.D17 maj 2022

Piloti grek, Babis Anagnostopoulos është dënuar me 27 vjet burgim për vrasjen e Caroline Crouch – të dashurës së tij, për vrasjen e qenit të tij dhe për shtrembërim të rrugës së drejtësisë.
Ai do t’i vuajë 18 vjet burg pasi Gjykata mori parasysh kohën që ai ka kaluar tashmë në burg.
Anagnostopoulos u gjobit po ashtu me 21 mijë euro.
Bëhet e ditur se ai do ta vuajë dënimin në burgun e sigurisë maksimale, Korydallos në Athinë, i konsideruar si një nga burgjet më të ashpra në Evropë.
Ai para Gjykatës kishte thënë që e gjithë ngjarja rëndë ndodhi pas një debati mes ish-çiftit për vajzën e tyre të vogël, Lydia.
Por, me të dëgjuar gjithë dëshminë e tij për më shumë se dhjetë orë, Gjykata hodhi poshtë versionin e tij./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →