Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

250 familje me asistencë sociale përfituan nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”

nga Egzona Mehmeti23 korrik 2021

Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”, sot kanë bërë shpërndarjen e ndihmave humanitare me mish të kurbanit për 250 familje nga lista e asistencës sociale.
Siç ka njoftuar koomuna, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Selami Xhemajli ka falënderuar shoqatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”, për mbështetjen dhe aksionin humanitar, duke potencuar se familjet e përzgjedhura janë rastet më të rënda që janë në asistencën sociale.
“Me këtë shoqatë kemi bashkëpunim të vazhdueshëm dhe gjithmonë jo vetëm në raste të festave, janë mbështetësit më të shpeshtë që shpërndajnë ndihma, pako ushqimore dhe higjienike, në shenjë përkujdesjeje për familjet në nevojë. Sot është bërë shpërndarja e mishit të kurbanit, ku secila familje ka marrë nga 5 kilogram mish”, ka thënë drejtori Xhemajli.
Ai më tej ka thënë se festa e Kurbanit është festë e sakrificës dhe e mbështetjes për njëri-tjetrit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →