Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

17 parti me lista të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare janë dorëzuar në Maqedoninë e Veriut

nga Venera Grabanica3 prill 2024
17 parti me lista të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare janë dorëzuar në Maqedoninë e Veriut

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve 17 parti dorëzuan listat e tyre të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Afati për dorëzim ka skaduar dje në mesnatë, dhe të fundit që kanë dorëzuar listat pak para mesnatës kanë qenë nga partia Alternativa e Re e kryetares së Shkupit Danela Arsovska, ndërsa në mesin e listave janë edhe nga partia e Lupço Pallevski-Pallço, i cili është në paraburgim ekstradimi në Turqi.

KSHZ njoftoi se po kontrollon nëse kandidatët për deputetë i plotësojnë kushtet për të qenë në listat e kandidatëve. Njëjtë si për zgjedhjet presidenciale dhe renditja e partive, do të vendoset me short që do të mbahet në KSHZ./TV21
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →