Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

16 të vrarë nga sulmet ruse në Kiev

nga Kaltrina Berila17 qershor 2025
16 të vrarë nga sulmet ruse në Kiev

Rusia nisi një breshëri sulmesh me qindra dronë dhe raketa mbi Kievin gjatë natës së të martës, duke vrarë më shumë njerëz në një nga sulmet e saj më të mëdha në kryeqytetin ukrainas.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se të paktën 16 persona u vranë në Kiev dhe 134 të tjerë u plagosën.

Një sulm goditi një ndërtesë banimi shumëkatëshe, duke e ndarë atë në dy pjesë dhe duke lënë një boshllëk të madh aty ku vetëm pak çaste më parë ndodheshin dhjetëra shtëpi.

Sulmi rus ishte më vdekjeprurësi në kryeqytet në pothuajse një vit, tha të martën Misioni i Monitorimit të të Drejtave të Njeriut i OKB-së në Ukrainë (HRMMU).

Ministria tha se operacionet e shpëtimit ishin duke vazhduar që nga mbrëmja e së martës, pasi besohet se më shumë njerëz ishin nën rrënoja.

Dy persona të tjerë u vranë në sulmet në qytetin portual jugor të Odesës./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →