Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

105-vjeçarja më e shpejtë në botë

nga Kaltrina Berila10 nëntor 2021

Gruaja më e shpejtë në botë? Ndoshta jo. 105-vjeçarja më e shpejtë në botë? Po! Kjo është Julia Hawkins.
Julia përsëri e forcoi statusin e saj si sprinterja më e vjetër dhe një nga më të shpejtat (për grupmoshën e saj) konkurruese në botë.
Hawkins vrapoi 100 metra në 1:02:95 të shtunën, transmeton rtv21.tv.
105 vjeçarja është e para që ka vendosur rekord të atletikës në grupmoshën e saj.
Hawkins është një vendase në Ponchatoula, e lindur gjatë Luftës së Parë Botërore, e cila u diplomua në LSU në vitin 1938. Ajo është një mësuese në pension dhe tha se vrapon vetëm për argëtim.
“Do të vazhdoj të vrapoj për aq kohë sa të mundem. Më duket argëtuese, më pëlqen ta bëj”, tha Hawkins./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →