Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haxhiu falënderon deputetët që votuan marrëveshjen me Danimarkën për burgjet

nga Venera Grabanica23 maj 2024
Haxhiu falënderon deputetët që votuan marrëveshjen me Danimarkën për burgjet

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që votuan marrëveshjen me Danimarkën për burgjet.

Sipas saj, kjo marrëveshje është një dëshmi e besimit dhe respektit reciprok mes dy vendeve dhe do të sjellë përfitime të ndërsjella.

“Falënderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e kësaj Marrëveshje të dobishme për Republikën e Kosovës. Kjo marrëveshje është një dëshmi e besimit dhe respektit reciprok mes dy vendeve tona. Ajo do të sjellë përfitime të ndërsjella dhe do të hapë dyer të reja për bashkëpunime të ardhshme”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →