Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

100 mijë euro për Parkun e Dëshmorëve

nga Kaltrina Berila15 shtator 2020

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi është takuar sot me kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Kuçi e Muharremaj, përpos bisedave për projektet e ardhshme dhe për punën që po bëhet në qytetin e Suharekës, nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit për bashkëfinancim në Parkun e Dëshmorëve në Suharekë.

“Kontributi me jetë për të çliruar Kosovën, bën që edhe vendi ku prehen dëshmorët, duhet të jetë i rregulluar dinjitetshëm dhe bukur. Kështu do të jetë në Suharekë”, tha ministri Kuçi.

Kryetari Bali Muharremaj ka treguar se tashmë Komuna e Suharekës ka kryer shumë punë në këtë park dhe ende do të investojë, por që përkrahja prej 100 mijë eurosh nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit do ta ndihmojë që ky projekt të jetë i finalizuar deri në detaje./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →