Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

100 euro nuk do t’i marrin ata që e kanë pagën mbi 1 mijë euro

nga Egzona Mehmeti12 prill 2022

Shefi i kabinetit të Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli sot bëri të ditur se subvencionimi me nga 100 euro, është për personat, paga e të cilëve nuk kalon mbi 1000 euro.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot prezantoi masat e reja të pakos së mbështetjes për qytetarët, ku në kuadër të këtyre masave u dyfishua vlera e asistencës sociale për muajin prill, ndërkohë me nga 100 euro do të mbështeten pensionistët, punëtorët e sektorit publik dhe privat si dhe studentët.
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se 100 euroshi për pensionistët pritet të shpërndahet në fund të kësaj jave, ndërsa për punëtorët e sektorit publik në fund të muajit./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →