Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

1 vjet si presidente, Osmani shpalos punën e saj

nga E.Bullaku4 prill 2022

Sot janë bërë një vjet që kur Vjosa Osmani ka marrë detyrën si presidente e Republikës së Kosovës.
Në një konferencë për media, Osmani tha se ka kryer me nder detyrat dhe obligimet kushtetuese. Ajo theksoi se në çdo takim ka mbrojtur interesat e Kosovës.
Sipas saj, Kosova mbetet e palëkundur në orientimin euroatlantik, dhe siç u shpreh, këtë po e dëshmon çdo ditë.
Tutje, presidentja theksoi se është angazhuar që zëri ynë të dëgjohet edhe te vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, shkruan rtv21.tv
Duke numëruar punët dhe arritjet e saj, Osmani veçoi nisjen e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin e parë paqësor jashtë vendit, përkatësisht në Kuvajt.
Osmani theksoi se “si presidente në çdo hap e veprim asnjëherë nuk harroj që roli dhe misioni im burojnë nga vullneti qytetarë, në këtë drejtim do të vazhdoj të punoj me secilin nga ju”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →