RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

1 mijë e 532 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

nga B G11 shkurt 2021

Që nga gjysma e parë e muajit mars të vitit të kaluar kur u paraqiten rastet e para me Covid-19 në Kosovë, u regjistruan 1 mijë e 532 raste të vdekjes në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe i lartë ka qenë edhe numri i personave të infektuar me Covid-19. Deri më tani janë regjistruar 63 mijë e 89 raste nga 256 mijë e 355 mostra të testuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Ndërsa që nga pranvera e vitit të kaluar u shëruan 54 mijë e 661 raste persona. Sa i përket rasteve të regjistruara në ditë ende vazhdon të ketë numër të lartë të të infektuarve, vetëm gjatë raporteve të fundit të publikuara dje nga IKSHPK, u raportuan edhe 307 raste të reja nga 1 mijë e 787 mostra të testuara, kurse u regjistruan pesë raste të vdekjes. Aktualisht janë të konfirmuar edhe 6 mijë e 896 persona që bartin Covid-19./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →