
Zhduken tre të mitur, dy në Vushtrri dhe një në Prizren
Tre persona të mitur janë raportuar të zhdukur në Policinë e Kosovës nga prindërit e tyre. Në raportin ditor të saj, Policia i raportoi rastet edhe pse rastet kanë data të ndryshme se kur të miturit d
Tre persona të mitur janë raportuar të zhdukur në Policinë e Kosovës nga prindërit e tyre.
Në raportin ditor të saj, Policia i raportoi rastet edhe pse rastet kanë data të ndryshme se kur të miturit dolën nga shtëpia.
Dy raste janë në komunën e Vushtrrisë ku për një djalë të mitur dhe një vajzë të mitur s’dihet vendndodhja. Për të njëjtat, Policia është duke i hetuar.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Vushtrri 04.12.2025 – 20:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”
“Fsh. Kollë, Vushtrri 05.12.2025 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”
Ndërkaq, një rast tjetër ndodhi në Prizren ku një djalë i mitur doli nga shtëpia që nga 21 nëntori, për të cilin s’dihet vendndodhja.
“Rr. Xhavit Bajraktari, Prizren 21.11.2025 – NN. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”/21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar






